Një binjak spanjoll ka kryer lindjen me shanse 1-në-80,000 të njohur si lindje “sirenë” brenda qeses amniotike, njoftonin sot doktoret vendas.
Qesja amniotike e bebes çahet menjëherë pas nisjes së ujërave të lindjes së nënës, por duket se në rastin konkret kjo ndodhi vetëm për një prej binjakëve.
Të sapolindurit erdhën në jetë me operacion çezarean të mërkurën në qytetin e Valencia, raporton britanikja Mirror .
Ngjarja e rrallë njihet ndryshe si lindje në vello ose “en caul”.
“Kjo është lindja e parë çezareane ‘në vello’ dhe u emocionuam shumë, për momentin nuk do i tregojmë gjë studentëve edhe pse unë jam shumë e emocionuar,” shkruante doktoresha Ana Teijelo në Twitter.
Ajo shpërndante gjithashtu foto të binjakëve në rrjetet sociale, për të cilat tha se ishin “sigurisht me lejen e prindërve.”