TV LIVE
ShowBiz
17 March 2022
Nga pastruese u kthye në një multi-milionere, cila është ish-e dashura e Putinit?

Në median botërore i është kushtuar rëndësi edhe jetës private të Putin. Veçanërisht lidhjeve të tij ilegale.

Svetlana Krivonogikh është ish-pastruesja e Vladimir Putin, e cila u kthye në të dashurën e tij, e më pas në nënën e vajzës Elisaveta, tani 19 vjeç.

Krivonogikh, 45 vjeç, tani është një multi-milionere që zotëron një klub nate të famshëm për shfaqjet erotike, ndërsa në të njëzetat e saj shoqëronte ngado Putinin, edhe pse ishte thjesht një pastruese.

Krivonogikh thuhet se ka punuar si pastruese në një dyqan si adoleshente përpara se të shkonte në universitet. Ajo e shoqëronte Putinin në udhëtime në fund të viteve 1990, kur ishte në të 20-at.

Ajo numëron në llogarinë e saj mbi 100 milion dollarë që prej vitit 2000, ndërsa thuhet se ka 8 milionë £ aksione në Bankën Rossiya.

Pandora Papers zbuloi se Krivonogikh – pasuria e madhe e së cilës mbërriti rreth kohës së lindjes së vajzës së saj – është pronare e një apartamenti prej 4 milion dollarësh në Monte Carlo Star, që ndodhet nën kazinonë e famshme të Monte Carlo.

Krivonogikh zotëron apartamentin përmes një zinxhiri kompanish guaskë të vendosura në Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Panama, kanë zbuluar dokumentet.

Ish-fqinjët në banesën e saj në Shën Petersburg thanë se Elisaveta përmendte gjithmonë se kishte një dashamirës të pasur sekret të quajtur “Babi”. Më pas ajo dhe nëna e saj u zhvendosën shpejt në një pronë të lartë në qytet.

Elizaveta ka lindur në vitin 2003, kohë kur supozohet se përfundoi dhe marrëdhënia e të ëmës, kur Putin filloi të lidhej me gjimnasten fituese të artë olimpike Alina Kabaeva, tani 37 vjeçe dhe drejtuese e një kompanie mediatike pro-Kremlinit.



Të ndryshme
Më shumë