TV LIVE
Nga Bota
12 March 2022
Biden ndan 200 milionë dollarë për Ushtrinë e Ukrainës SI12.03.2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka autorizuar mbështetjen e re ushtarake për Ushtrinë e Ukrainës, në vlerë 200 milionë dollarë amerikanë.

Sipas administratës Biden, me këtë fond, totali i ndihmave amerikane për Ukrainën shkon në 1.2 miliardë dollarë që nga fillimi i këtij viti.

Fondi mund të shfrytëzohet për të marrë armë dhe materiale të tjera të mbrojtjes nga stoku i departamentit të Mbrojtjes amerikane si dhe në formë edukimi dhe trajnimi ushtarak.

Në bazë të këtij vendimi, do të nis furnizimi menjëhershëm me anti-raketorë, sisteme kundër avionëve luftarakë dhe armë të tjera më të vogla.

Mbështetja ushtarake, duke përfshirë lansuesit anti-tank dhe raketat anti-ajrore, të siguruara nga SHBA dhe aleatët tjerë perëndimorë, deri tash janë përdorur me efektivitet nga trupat ukrainase.



Të ndryshme
Më shumë