Fifi po shijon lidhjen e re të dashurisë me Adis Patushin. Dyshja, të cilët u njohën pasi këngëtarja doli nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP, janë bashkë prej pak kohësh.
Ata nuk i kursejnë dedikimet romantike në rrjete sociale dhe daljet e shpeshta në publik.
Së fundmi, ka qenë Fifi që ka ndarë disa foto me Adisin duke shkëmbyer një puthje në buzë. Edhe pse kanë pak kohë bashkë, Fifi duket shumë e dashuruar me Patushin, ndërsa i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla.“Përtej gjithësisë, me ty, vetëm ty”, ka shkruar ajo.