TV LIVE
Teknologji
5 March 2022
TikTok nën hetim për ndikim tek fëmijët

Prokurorët amerikanë kanë nisur një hetim për të përcaktuar nëse TikToku ka ndikim negativ tek fëmijët dhe sigurinë e tyre.

Prokurorët nga Kalifornia, Florida, Kentaki, Masaçusets, Nebraska, Nju Xhersi, Tenesi dhe Vermonti po punojnë së bashku për të përcaktuar nëse TikTok ka shkelur ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe ka rrezikuar publikun. Hetimi do të trajtojë dëmet e mundshme të shkaktuara tek të rinjtë dhe vuajtjet e tyre të mundshme për shkak të përdorimit të aplikacionit, si dhe atë që TikTok di për efektet e shërbimit tek fëmijët.

TikTok i kërkohet informacion mbi metodat e përdorura për të rritur angazhimin e përdoruesve mes të rinjve, si p.sh. rritja e kohës që ata shpenzojnë duke përdorur aplikacionin.

Ky koalicion i prokurorëve të shtetit kishte paralajmëruar një hetim të ngjashëm në nëntor për kompaninë Meta, e cila zotëron rrjetet sociale Facebook dhe Instagram.

Hetimi erdhi pasi presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se kompanitë e teknologjisë do të jenë përgjegjëse për sigurinë e fëmijëve në internet.

“Rrjetet sociale duhet të jenë përgjegjëse për eksperimentin kombëtar që kryejnë me fëmijët tanë në mënyrë që të përfitojnë”, tha Biden, duke i kërkuar Kongresit të forcojë privatësinë, të ndalojë reklamat e synuara për fëmijët dhe t’u kërkojë kompanive të teknologjisë të ndalojnë mbledhjen e informacionit personal për fëmijët. 



Të ndryshme
Më shumë