TV LIVE
Sport
5 March 2022
Sport Gazeta Express 05/03/2022 11:43 Me i fundit Vdes në një aksident tragjik mbesa e ish-ministrit Lutfi Zharku Chelsea nuk do t’u shitet dikujt nga këto dy vende, pasi që mund ta pësojnë njëjtë si Abramovichi Chelsea është ende në pritje të pro

Chelsea është ende në pritje të pronarëve të rinj, pasi Roman Abramovich njoftoi ditë më parë se ka marrë vendim për shitjen e klubit londinez.

Miliarderi rusi mor vendim për shitjen e Chelseas, pasi Britania e Madhe mori sanksione edhe ndaj tij, pas fillimit të sulmeve të Rusisë ndaj shtetit të Ukrainës.

Derisa po ka raportime për biznesmen të interesuar për blerjen e klubit, deri më tani nuk ende diçka zyrtare.

Megjithatë, procesi i shitjes nuk do të ndodhë shpejt. Sipas Joe Ravitch, bankierit që ndihmon Abramovichin të gjejë një shitës, biznesmeni nga Rusia nuk do të nxitojë.

“Ne nuk do të nxitojmë asgjë. Është shumë e rëndësishme që Chelsea të ketë pronarin e duhur për ta udhëhequr klubin përpara”, Ravitch për “Reuters”.

Një burim i tha gjithashtu agjencisë së lajmeve se klubi nuk dëshiron ta gjejë veten me pronarë që do të jenë sërish të lidhur politikisht, duke marrë parasysh se si i erdhi fundi epokës së Abramovichit te “Blutë” e Londrës.

Kjo do të thotë se 55-vjeçari nuk do t’ua shesë klubin dikujt nga Kina dhe Arabia Saudite.

 



Të ndryshme
Më shumë