TV LIVE
Nga Rajoni
5 March 2022
Donika Gërvalla i reagon Putinit për deklaratën e mercenarëve nga Kosova, e quan kriminel lufte

Kryediplomatja e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka reaguar ndaj deklaratave presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pasi lideri rus gjatë ditës së djeshme tha  se në Ukrainë “janë duke luftuar edhe mercenarë nga Kosova”.

Gërvalla-Schwarz ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se një deklaratë e tillë është përpjekje e Putinit për të zhvendosur vëmendjen përmes propagandës për luftën dhe gjenocidin që Rusia po e bën në Ukrainë.

“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla-Shwarz.Rusia ka hyrë në javën e dytë të pushtimit në Ukrainë.



Të ndryshme
Më shumë