TV LIVE
Nga Rajoni
5 March 2022
Von Cramon shprehet skeptike për anëtarësim të Kosovës në NATO e BE

Raportuesja e Përhershme për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, është shprehur skeptike për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO me procedura të përshpejtuara, pas agresionit rus në Ukrainë, raporton EO.

Në një konferencë për medie në ditën e fundit të qëndrimit në Kosovë, Von Cramon ka thënë se pezullimi i Rusisë në Këshillin e Evropës është mundësi e mirë për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë multilaterale.

“Po është mundësi e mirë për të dëshmuar se Kosova i ka përmbushur gjitha kushtet për t’u bërë anëtarë e Këshillit të Evropës, meqenëse edhe Rusia është e pezulluar në këtë organizatë. Nuk shoh asnjë procedurë të përshpejtuar sa i përket anëtarësimit. Duhet kaluar në proces bukur të vështirë të reformave”, ka thënë ajo.

Von Cramon është takuar me liderë të Kosovës gjatë vizitës së saj. Ajo ka thënë se nuk duhet të tërhiqen paralele mes situatës në Ukrainë dhe asaj në Kosovë dhe se siguria në Ballkan është në nivel të duhur.



Të ndryshme
Më shumë