Forcat e armatosura të Ukrainës, vazhdimisht ndajnë të dhënat më të reja sa i përket humbjeve që ia shkaktojnë agresorit, në ditën e dhjetë të fillimit të pushtimit të Ukrainës.
Nga autoritetet e sigurisë në Ukrainë është bërë e ditur se nga 24 shkurti e deri më 5 mars, janë vrarë 10 mijë ushtarë rusë, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër Kremlini po vazhdon t’i fsheh këto shifra dhe vazhdimisht anashkalon pyetjet e gazetarëve të paktë, që kanë guximin të pyesin sesa ushtarë rusë janë vrarë.
Më poshtë ju sjellim listën e plotë të makinerisë luftarake ruse që është shkatërruar nga ushtria ukrainase.
269 tanke
105 njësi artilerike
39 aeroplanë
40 helikopterë
409 mjete luftarake.