TV LIVE
Nga Rajoni
1 March 2022
Kosova do t’i strehojë 20 gazetarë ukrainas, do të paguhen nga qeveria

Kosova planifikon t’u ofrojë strehim deri në gjashtë muaj 20 gazetarëve ukrainas që janë detyruar të largohen nga shteti i tyre pas luftës me Rusinë.

Reuters thotë se ka parë një dokument nga Qeveria e Kosovës, ku thuhet se përparësi do t’u jepet gazetareve femra, të cilat do të zgjidhen nga Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF).

“Qeveria fillimisht do të ndajë 150,000 euro për të paguar shpenzimet e tyre të jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në gjashtë muaj, për t’u mundësuar atyre të punojnë në distancë”, shkruan Reuters.

Kujtojmë se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka 40 trupa që shërbejnë si paqeruajtës në vend nën një mision të NATO-s.



Të ndryshme
Më shumë