TV LIVE
Nga Bota
1 March 2022
Ukraina: Goditja e kullës televizive ishte goditje ruse

Ministria e Brendshme e Ukrainës konfirmoi se kishte një sulm ushtarak pranë kullës për transmetimin e televizioneve në Kiev.

Qeveria ukrainase thotë se shpërthimi pranë kullës televizive ishte rezultat i një sulmi nga forcat ruse, përcjellë rtv21.tv

Ministria e Brendshme tha se disa pajisje ishin dëmtuar dhe se kanalet nuk do të funksionojnë për një kohë.

Më herët të martën, ushtria ruse paralajmëroi se do të kryente sulme kundër Agjencisë së Sigurisë Shtetërore të Ukrainës dhe Qendrës së 72-të kryesore për Informacionin dhe Operacionet Psikologjike [PSO] në Kiev.



Të ndryshme
Më shumë