Me ritme proceduriale të paimagjinueshme në kushte të tjera, Parlamentin Europian voton pasditen e sotme për t’i dhënë Ukrainës zyrtarisht statusin e vendit kandidat për në BE, duke i hapur rrugën e pranimit në bllok.
Me një fjalim të regjistruar nga vendi ku po qëndron në Kiev, teksa dara e Rusisë mbi kryeqytetin ukrainas sa vjen e shtrëngohet, presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje BE-së ta dëshmojë me veprime konkrete se mban anën e saj në një këtë konflikt.
“Bashkimi Europian me ne do të jetë shumë më i fuqishëm, s’ka dyshim për këtë. Ndërsa pa ju, Ukraina do të jetë vetëm. Na e tregoni se jeni me ne. Na tregoni se nuk do të braktisemi në këtë moment të vështirë. Ne e treguam veten, ju na dëshmoni se jeni vërtet europianë dhe se jeta do të triumfojë mbi vdekjen, se drita do të triumfojë mbi errësirën. Lavdi Ukrainës“, tha Zelensky.
Kreu i shtetit ukrainas firmosi një ditë më parë aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në BE. “Qëllimi ynë është të jemi me të gjithë evropianët dhe, më e rëndësishmja, të jemi të barabartë. Jam i sigurt se është e drejtë. Jam i sigurt se e meritojmë”, tha ai.
Disa orë paskësaj, doli me deklaratën se trupat ruse i intensfikuan bombardimet në Ukrainë pikërisht gjatë kohës që palët uleshin të hënën në tryezën e negociatave, një taktikë të cilën Moska sipas tij, e ka përdorur për ta detyruar qeverinë ukrainase të bëjë më shumë lëshime.