TV LIVE
Nga Bota
1 March 2022
RUSIA PARALAJMËRON CAQE TË REJA SULMESH NË KIEV

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Reznikov Aleksey Yuryevich ka publikuar disa fotografi në Facebook ku i është drejtuar popullit me një mesazh.

“I dashur popull ukrainas!

128 orë rezistencë.

Sipas informacioneve të disponoheshe, pushtuesit rusë po përgatiten të nisin së shpejti një operacion informativ dhe psikologjik në shkallë të gjerë.

Qëllimi i tij është të thyejë rezistencën e popullit ukrainas dhe ushtrisë ukrainase me ndihmën e gënjeshtrave.

Para së gjithash, ata planifikojnë të prishin komunikimet.

Pas kësaj, do të ketë shumë raporte të rreme se liderët ushtarakë dhe politikë ukrainas dyshohet se kanë rënë dakord të dorëzohen.

Për të “konfirmuar” këtë falsifikim, ata do të shpërndajnë “dokumente” të supozuara të firmosura, si dhe video të montuara false.

KJO ESHTE GENJESHTER. Kjo nuk do të ndodhë kurrë!

Nuk do të ketë dorëzim! Vetëm fitore!

Paralajmëroni të gjithë që mundeni.

Shumë nga ata që prisnin të pushtonin Kievin në 2-3 ditë janë tashmë në ferr.

Le ta mbajmë armën fort! Ne vazhdojmë të rezistojmë!

Lavdi Ukrainës”



Të ndryshme
Më shumë