TV LIVE
Nga Bota
27 February 2022
Rusia i jep Ukrainës ultimatum për bisedime deri në orën 15:00

Shteti rus i ka dhënë një ultimatum Ukrainës deri në orën 15:00 për bisedime, rreth arritjes së një marrëveshje paqeje.

Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus dhe ndihmës i Presidentit Vladimir Putin, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve RIA Novosti se do të qëndrojnë deri në kohën e caktuar dhe do të presin për një përgjigje.

“Sapo të marrim këtë konfirmim, ne do të nisemi menjëherë për të takuar homologët tanë në negociata,” tha Medinsky, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Medinsky tha se ata “qëndrojnë për paqen”, teksa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha këtë të diel se do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me Rusinë, por jo në Bjellorusi.

Ky refuzim i Zelenskyt vije pasi që Bjellorusia konsiderohet si njëri nga aleatët kryesor të Rusisë në luftën kundër Ukrainës.

Ndërsa, pala ruse ka thënë se në rast se pala ukrainase nuk do të vijë për bisedime deri në orën 15:00, atëherë Kievi zyrtar do ta mbaj përgjegjësinë për luftën.

“Nëse bisedimet refuzohen, pala ukrainase do të mbajë të gjithë përgjegjësinë për gjakderdhjen. Por ne qëndrojmë këtu deri në orën 15:00 duke pritur një përgjigje nga pala ukrainase”, ka thënë Medinsky, shkruan CNN.



Të ndryshme
Më shumë