I atribuojnë joseriozitet, por atij i takoi roli më i vështirë, ta udhëheqë Ukrainën në konfliktin ushtarak me Rusinë. Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenski, është futur në listën e zezë nga Rusia për t’u likuiduar, por thotë se nuk ka plane të largohet nga Kievi. Ai e ka dërguar këtë mesazh nga rrugët e kryeqytetit.
Kush është Zelenski? Ukrainasit e njihnin atë si aktor dhe humorist, dhe veçanërisht u bë i famshëm për rolin e tij si president i Ukrainës në serialin “Shërbëtori i Popullit”. Ai u diplomua në drejtësi, por kurrë nuk ka punuar si avokat apo gjyqtar, por që nga rinia është marrë me komedi. Që në moshën 17-vjeçare, ai do të performojë me një grup humoristësh në gjithë Ukrainën dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ai u bë shumë i njohur me serialin “Shërbëtori i Popullit”, i cili konsiderohet si projekti më i suksesshëm televiziv në historinë e Ukrainës, i cili përveçse do të jetë shumë i njohur, do t’i sjellë Zelenskit edhe pasuri, që sot matet në miliona dollarë. Më vonë ai luajti në komedinë romantike ruso-ukrainase Zyra e Romanës, dhe gjithashtu luajti në një komedi ruse në rolin e Napoleonit.
Duke shfrytëzuar famën e tij si aktor në vitin 2018, ai themeloi partinë politike “Shërbëtori i Popullit”, ndërsa vitin e ardhshëm shpalli kandidaturën për president. Ai fitoi më shumë se 70 për qind të votave. Në jetën e tij të shkurtër politike, ai përcaktoi qartë politikat e tij properëndimore dhe afërsinë me politikanët properëndimorë. Pavarësisht njoftimeve dhe paralajmërimeve nga Perëndimi se Rusia ishte gati për të sulmuar, ai nuk besonte se një gjë e tillë mund të ndodhte dhe i komentoi deklaratat si të tepruara. Presidenti rus Vlladimir Putin, thotë se qëllimi kryesor është përmbysja e qeverisë në Ukrainë dhe u bëri thirrje trupave ukrainase të kundërshtojnë dhe të marrin pushtetin. Ekipi i Zelenskit, për Putinin, është i varur nga droga dhe neo-nazistë. Përpara Zelenskit janë ditë historike – a thua simboli i rezistencës ukrainase do të ketë sukses ta çojë Ukrainën në betejën ndoshta më të rëndësishme në historinë e fundit.