TV LIVE
ShowBiz
24 February 2022
Ilir Shaqiri për Donaldin: Nëse do të fokusohej në situatën me Borën, mendoj që do të fitonte

Balerini Ilir Shaqiri është shpallur fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP të premten (18 shkurt) të javës së kaluar.

Ndërkohë, në vend të dytë u rendit rivali i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Donald Veshaj.

Lidhur me të dhe strategjinë që Iliri ndoqi, ai u shpreh: “Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje. Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte”.Në anën tjetër, Shaqiri ka dhënë mendimin e tij edhe në lidhje me marrëdhënien e Donit me Trixën.“Për sa i përket lidhjes me Trixën, nuk e kam mbështetur sepse nuk mbështes dashuritë që nisin brenda shtëpisë. Por kam shprehur që si ndjesi shikoja një Beatrix supër të dhënë, një Donald shumë të ëmbël në drejtimin e saj dhe nuk kam dashur ta komentoj sepse duke goditur, përdorur, shfytëzuar këtë lloj situate, do të kisha dëmtuar vetveten”, tha ai.

“Kjo mund të ketë qenë një lloj strategjie që duke mos komentuar lidhjen Donald-Beatrix, u gjenda jashtë komenteve, por në sytë e tyre unë shikoja alkimi. Me daljen e Trixës nisi një lloj krisje. Beatrix është një person shumë i dashur që jepet, Donaldi e kishte mendjen më shumë te loja se te dashuria”, vazhdoi më tej balerini.

Donaldi dhe Beatrix duket se kanë përfunduar marrëdhënien e tyre, edhe pse nuk është bërë akoma një reagim nga aktori nga Vlora. 



Të ndryshme
Më shumë