TV LIVE
Sport
24 February 2022
Futbolli gjerman në zi, mbrojtësi i Borussia Moenchegladbach vdes pas një aksidenti me veturën e tij

Futbolli gjerman është në zi, shkaku i një vdekje tragjike.Mbrojtësi i talentuar gjerman Jordi Bongard ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare.Lojtari i ri i cili aktivizohej me ekipin e dytë të Borussia Moenchegladbach ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte.Bongard ka pasur kontratë profesionale me klubin e madh gjerman, teksa ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë shkaku i lëndimit në meniskus.

Ka qenë klubi gjerman Borussia Moenchegladbach që ka konfirmuar vdekjen e Bongard pas një aksidenti trafiku.“Ne e morë këtë lajm të tmerrshëm këtë mëngjes dhe jemi të shtangur.[ Ngushëllimet dhe mendimet tona më të thella janë me familjen e Jordit”, ka thënë drejtori sportiv i klubit Roland Virkus.Ish-mbrojtësi i moshave tëGjermanisë vdiq pas një aksidenti me veturën e tij ku u përplas me një kampion.Policia e Gjermanisë ende nuk ka dhënë detajet se si ka ardhur deri tek ky aksident.



Të ndryshme
Më shumë