Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA do ta largojë finalen e Ligës së Kampionëve nga St Petersburgu, raporton “Stats Perform”.
Me aksionet e fundit të Rusisë në krahinat e Ukrainës, ku ka pasur ndërhyrje të forcave ushtarake ruse, UEFA është detyruar të veprojë, pavarësisht se javën e kaluar kishte komunikuar se nuk ka plane që ta zhvendos finalen.
“Stats Perform” tani ka kuptuar që është marrë vendimi për ta larguar finalen e këtij sezoni nga stadiumi “Gazprom Arena, dhe tani mbetet të shihet se cili do të jetë nikoqiri i finales së madhe të Ligës së Kampionëve.
Një komunikim zyrtarë nga UEFA pritet të bëhet këtë të premte, kur edhe do të mbahet mbledhja e fundit e tyre, dhe pritet që finalja e sezonit 2021/22 të bëhet finalja e tretë që nevojitet t’i ndryshohet vendi.