TV LIVE
Nga Bota
22 February 2022
PUTIN URDHËRON DËRGIMIN E TRUPAVE RUSE NË UKRAINË

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar të hënën, 21 shkurt, trupat ruse që të dërgohen në rajonet e kontrolluara nga separatistët në lindje të Ukrainës.

 

Liderët e Perëndimit kanë paralajmëruar se përshkallëzimi ushtarak do të nxisë pasoja masive për Moskën.

 

Ky vendim i Putinit ka ardhur disa orë pasi ai ka nënshkruar dekretet për të njohur dy rajonet lindore si Republika Popullore e Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut si entitete të pavarura.

 

Në dekret është thënë se vendimi duhet të zbatohet menjëherë.

 

Në të është thënë se ushtria ruse do të hyjë në Donetsk “me kërkesë të republikës për të siguruar paqen”, përcjell REL.

 

 



Të ndryshme
Më shumë