TV LIVE
Kuriozitete
18 February 2022
Horoskopi 18 Shkurt 2022

Dashi – Nëse dashuria nuk shkon siç duhet, mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë. Mundësi të mira për ata që kërkojnë një punë të re. Mos u ndalni në propozimin e parë, por kërkoni mënyra alternative.

Demi – Riktheheni në një situatë që nuk ju pëlqen aspak. Përgatituni për të dëgjuar thashetheme, bëni më të mirën në një loje të keqe. Në punë, adresoni pengesat direkt, që t’i zgjidhni ato një herë e përgjithmonë. Çlirohuni nga çdo energji negative.

Binjakët – Ditë e mbushur me ngjarje, madje edhe konfliktuale, që do t’ju bëjë të ndiheni të shqetësuar. Megjithatë, mos e humbni shpresën, së shpejti gjithçka do të restaurohet. Nëse jeni vetëm, shmangni një person që është i bezdisshëm dhe ziliqar. Mendoni për forcimin e situatës tuaj ekonomike.

Gaforrja – Sot do të pushtoni shumë zemra. Yjet mbrojnë marrëdhëniet, madje edhe ato më të fundit. Venusi dhe Hëna mund të luajnë shaka të këqija për beqarët. Do të jeni shumë aktiv në punë dhe çdo iniciativë juaja do të shkojë në destinacion.

Luani – Një çështje e lidhur me dashurinë në çift mund t’ju lodhë. Ndoshta është koha të shikoni përreth për të marrë atë që jeta dëshiron t’ju ofrojë. Shpjegoni qartë vendimet tuaja dhe mos u dominoni nga ata që duan t’ju shohin vetëm në fund.

Virgjëresha – Ditë e veçantë sot. Nuk mungojnë ngjarjet e rëndësishme në familje. Mbrëmje romantike dhe intime për çiftet. Kini kujdes dhe vlerësoni shpenzimet. Pranoni nëse keni nevojë për ndihmë nga dikush që dëshiron t’ju ndihmojë.

Peshorja – Çështjet që duhet të qartësohen në sektorin sentimental janë shumë, por nëse keni pak dëshirë për të shpëtuar një marrëdhënie që tenton të shkatërrohet më mirë nisni nga kjo. Plutoni dhe Venusi ju ftojnë të pranoni kritikat.

Akrepi – Ditë shumë e vështirë sot. Shpesh herë tregoheni kokëfortë dhe nuk hapni rrugë për asnjë moment. Zemrat e vetmuara do të jenë në gjendje të kapërcejnë të gjitha tensionet. Një ditë shumë e ngarkuar në punë.

Shigjetari – Përpiquni të kuptoni se çfarë ndjeni para se të mbani një marrëdhënie të gjatë. Ndonjëherë ne duhet të bëjmë zgjedhje për të shmangur vuajtjen e të tjerëve. Negativiteti i kolegëve do të bëjë që të humbni durimin, mos u jepni rëndësi provokimeve të tyre.

Bricjapi – Mërkuri vazhdon të komplikojë marrëdhëniet tuaja me të tjerët, por veproni me dinakëri dhe përdorni dialogun për të dalë të padëmtuar nga kjo ditë e ndërlikuar. Ndryshimet në humor mund të ndikojnë në zgjedhjet që bëni.

Ujori – Kalimi i Venusit do t’ju ndihmojë të shpërndani çdo ngatërresë dhe të rindërtoni marrëdhënien me të dashurin/ën tuaj. Dita do të kalojë e qetë. Beqarët do të jenë në gjendje për të rivendosur një marrëdhënie të prishur papritmas për shkak të xhelozisë.

Peshqit – Do të përjetoni emocione shumë të forta, madje edhe jashtë lidhjes që keni dhe do të jetë e lehtë të tundoheni. Kujdes mos hidhni në erë një marrëdhënie serioze për një pasion kalimtar. Disa çështje urgjente do të kenë nevojë për vëmendjen tuaj të plotë. Shmangni stresin dhe tensionin me kolegët.



Të ndryshme
Më shumë