TV LIVE
Nga Rajoni
12 February 2022
Qytetarët në Kosovë ankohen për rritjen e çmimeve

Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë ka regjistruar ankesa të shumta kohët e fundit për rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe derivateve të naftës. Nisur nga kjo situatë, autoriteti ka nisur monitorimin e tregut nëse ka marrëveshje të fshehta mes kompanive.

Ndërkohë, shtrenjtimi i çmimeve i ka rënduar xhepat e qytetarëve. Shoqatat e konsumatorëve thonë se jetesa është bërë e papërballueshme.

Që prej Shtatorit, në Kosovë është rritur çmimi i bukës dhe produkteve të tjera. Gjatë muajit të fundit është shtrenjtuar edhe nafta dhe derivatet e saj që kanë kapur çmimin e 1.30 Eurove.



Të ndryshme
Më shumë