TV LIVE
Nga Bota
7 February 2022
Makron në Moskë, Sholc në Uashington, temë diskutimi tesionet Rusi-Ukrainë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, vendi I të cilit aktualisht kryeson me BE-në beson se mund të arrihet një marrëveshje për të shmangur luftën në Ukrainë. Para se të nisë takimet me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, ai ka bërë thirrje për “balancim të ri”, për të mbrojtur shtetet evropiane dhe për ta qetësuar Rusinë. Ai ka përsëritur se sovraniteti i Ukrainës nuk është në diskutim. Makron nga Moska do të udhëtojë drejt Kievit ku edhe me autoritetet ukrainase do të bisedojë për uljen e tensioneve mes dy vendeve. Kremlini e sheh sis hum të rëndësihsme vizitën e presidentit francez, por marr parasyshë situatën e komplikuar nuk priten hapa konkret që në takimin e parë.  

“Me faktin se franc aktualisht kryeson me BE-në, vizita e Makron është shum e rëndësishme. Por situate është tejet e komplikuar që të priten ndryshime vendimtare në një takim. Makron e ka njoftuar Putinin se vjen me disa ide, si opcione të mundura për uljen e tensioneve në Evropë të cilat do ti ndajë me Putinin.”, tha Dimitrij Peskov, zëdhënës i Kremlilinit.

Kriza në Ukrainë temë diskutimi edhe e kancelarit gjerman Sholc me presidentin amerikan Bajden. Kancelari gjerman ka shprehur gadishmëri që me përpjekje të përbashkëta të shmanget agresioni I mëtejmë rus ndaj Ukrainës. Ai njëherit paralajmëroi prezencë të shtuar të ushtrisë gjermane në kuadër të NATO-s në vendet baltike.  Kjo është vizita e parë e kancelrit gjerman në Uashington, ndërsa është paraparë që këtë muaj edhe ai ta vizitojë Maoskën dhe Kievin. 

“Kemi përgaditje konkrete në BE në koordinim të vazhdueshëm me SHBA-të për sanksione eventuale që do të jenë afatgjate dhe shum të ashpra, edhe pse të gjitha përpjekjet tona janë të orjentuara që të mos vij deri te ajo. Nënkuptohet se Rusia e din rëndësinë e sanksioneve, por nuk e paramendon se do të jenë edhe më të fuqishme. Bëhet fjal për politika të koordinuara mes alatëve të NATO-s.”, tha Olaf Sholz, kancelar i Gjermanisë.

Rusia ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa afër kufirit me Ukrainën, ndërsa vikendin që lam pas u njoftua edhe për vendosjen e aeroplanëve ushtarak rus në kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë. Moska insiston që Ukraina të mos bëhet anëtare e NATO-s dhe të zvogëlohet prezenca ushtarake e NATO-s në shtetet e Evropës lindore.



Të ndryshme
Më shumë