TV LIVE
Nga Bota
5 February 2022
Ushtarët e parë amerikanë arrijnë në Poloni si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve të Rusisë

Ushtarët e parë amerikanë, si pjesë e përforcimit ushtarak për Evropën, arritën në Poloni.Sipas mediumeve polake, aeroplani me ushtarët e Divizionit të 82-të Ajror Amerikan u ul në aeroportin Jasionka pranë Rzeszow.Një total prej 1700 trupash pritet të vendosen në Poloni. Pajisjet ushtarake amerikane filluan të arrijnë në vend në fillim të kësaj jave.

Të mërkurën, autoritetet e SHBA-së njoftuan planet për të vendosur trupa si përforcime në Rumani, Poloni dhe Gjermani. Një total prej 1700 trupash do të vendosen në Poloni.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby deklaroi se ato forca nuk do të luftojnë në Ukrainë, por do të ofrojnë një mbrojtje të fortë të “aleatëve tanë të NATO-s”.

Në raportet e djeshme thuhej se trupat e para amerikane, si pjesë e përforcimeve për Evropën, mbërritën në Gjermani.

Ndryshe, Rusia raportohet se do të pushtojë gjatë këtij muaji shtetin ukrainas, ku tashmë ka stacionuar mbi 100 mijë trupa në kufirin me Ukrainën.



Të ndryshme
Më shumë