TV LIVE
Nga Rajoni
2 February 2022
Eskobar dhe Lajçak: Nuk do të ket imponim të modelit për asociacionin

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak thonë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, përfshirë edhe atë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Në një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë, në përfundim të vizitës së tyre treditore në Kosovë, Escobar tha se nuk erdhën në Kosovë me propozime të gatshme që duan t’ua imponojnë palëve, sa i përket krijimit të Asociacionit.

“Nuk duhet të jenë modele që minojnë sovranitetin e Kosovës dhe funksionalitetin. Pra, ne duhet të gjejmë një prej këtyre modeleve. Ato mund të gjenden, mund të negociohen dhe palët mund të pajtohen. Ky është qëllimi i dialogut. Nuk është qëllimi i SHBA-së të imponojë një ose të zgjedhë një model në emër të palëve. Megjithatë, ne mund të ndihmojmë, nëse ka modele që ata do të duan të eksplorojnë”, tha Escobar.

Ndërkaq, Lajçak tha se askush nuk do një Republika Sërspka në Kosovë.

“Nëse dëshironi që t’i jepni fund ekzistimit të strukturave paralele, nëse dëshironi transparencë në rrjedhjen e parave, nëse dëshironi sundim të ligjit në veri, kjo mund të bëhet brenda sistemit ligjor dhe kushtetues të Kosovës”, tha Lajçak.

Nga Kosova, dy zyrtarët do të vizitojnë edhe Serbinë.



Të ndryshme
Më shumë