TV LIVE
Kuriozitete
31 January 2022
Ndërtesa Burj Khalifa në Dubai nuk ka kanalizime, kamionët largojnë ujërat e zeza çdo ditë (fotot)

Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa në Emiratet e Bashkuara Arabe që ka kushtuar $1.5 miliardë për t’u ndërtuar, nuk është e lidhur me sistemin e kanalizimeve të Dubait kështu që çdo ditë skuadra me kamionë duhet të largojnë ujërat e zeza nga depozitat e saj.

Dubai është një nga vendet më luksoze, madje metropoli i shkretëtirës mban dhe ndërtesën më të lartë të botës.

Ndërtesa e xhamtë arrin në rreth 830 metra lartësi, por për fat të keq nuk ka një sistem kanalizimi të ujërave të zeza.

Kështu që çdo ditë skuadra me kamionë vërshojnë drejt kullës së shkëlqyeshme për të mbledhur ujërat e zeza të cilat i largojnë jashtë qytetit.

 E përditshmja britanike Daily Star shkruan se është e çuditshme që dikush të shpenzojë kaq shumë për një qiellgërvishtës pa u siguruar që të ketë sistemin e saj të largimit të ujërave të zeza.

Po siç rezulton nga investigimi, Burj Khalifa nuk është e vetmja me këtë lloj organizimi.

Kur ndërtesa përfundoi në viti 2008,  Dubai ishte ende në mes të krizës ekonomike dhe u vendos se shtimi saj në sistemin e mbingarkuar të kanalizimeve të qytetit, ishte një shpenzim i kotë parash.

Prandaj ndërtuesit menduan se largimi i mbetjeve çdo ditë me kamionë  ishte më i leverdisshëm sesa përmirësimet e sistemit të kanalizimeve të qytetit.

Por rreth 35,000 rezidentët e kullës mund të prodhojnë deri në 15 ton ujëra të zeza në ditë, prandaj kanë nisur planet për integrimin e saj në sistemin e kanalizimeve të qytetit, të cilat përfundojnë në 2025.

Kështu që herën tjetër kur të vizitoni Burj Khalifa, bëni kujdes për karvanin e kamionëve portokalli dhe mbylli dritaret e dhomës pasi mund të keni surpriza të pakëndshme aromatike, shkruan satirikja britanike.

 



Të ndryshme
Më shumë