TV LIVE
Nga Bota
28 January 2022
Agjencia Europiane e Barnave miraton ilaçin e Pfizer kundër COVID-19

Pas FDA-së amerikane, edhe Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka miratuar pilulën kundër COVID-19 të prodhuar nga gjiganti farmaceutik Pfizer.

Ilaçi quhet Pxlovid dhe sipas krijuesve të saj duhet marrë pas shenjave të para të koronavirusit organizëm, maksimalisht 5 ditë pas tamponit pozitiv, dhe që sipas studimeve kufizon shtimin e virusit në organizëm.

Testet kanë treguar se mjekimi i Pfizer shmang përkeqësimin e simptomave , veçanërisht hospitalizimin, në 90% të rasteve.

Në Shtetet e Bashkuara, kurimi me Pxlovid kushton rreth 700 dollarë, dhe përbëhet nga një cikël me 30 kokrra për një kohëzgjatje 5-ditore, dhe sipas Pfizer është efikase edhe ndaj varianteve të ndryshme.   

Bashkë me Paxlovid duhet marrë edhe një antiviral i quajtur Ritonavir, që e zgjat efektin, por sipas autoriteteve duhet bërë kujdes nga efektet anësore, për këtë arsyeje EMA këshillon gjithsesi ciklin e plotë të vaksinimit.

Pilula e re e Pfizer nuk është vetmja që qarkullon. Molnupravir i krijuar nga Merck Sharp & Dome fillimisht deklaronte të njëjtin efikasitet ndaj COVID-19, pra rreth 90%, por më vonë parashikimet u u ulën në 30%, arsyeje pse EMA ende nuk e ka autorizuar edhe pse kërkesa e saj ka ardhur para mjekimit të Pfizer.



Të ndryshme
Më shumë