TV LIVE
Teknologji
27 January 2022
Keni frikë se telefoni juaj përgjohet? 6 mënyrat për ta zbuluar

Këto janë gjashtë mënyra për ta kuptuar nëse telefoni juaj po përgjohet. Telefonët janë përgjuar në çdo kohë dhe sërish përgjohen, dhe kjo sigurisht që nuk i konvenon askujt, por si ta dini nëse telefoni juaj po përgjohet. Më poshtë ju sjellim 6 mënyra për ta kuptuar atë:

1.Kontrolloni se sa gjatë mban bateria e telefonit tuaj. Bateria e telefonit celular përdoret në rastet e dërgimit të SMS-ve apo informatave me zë, ose gjatë aktivizimit të mikrofonit.

2.Nëse qëndrueshmëria e baterisë zvogëlohet në mënyrë drastike sesa në rastet e zakonshme, telefoni juaj me gjasë përgjohet.

3.Kontrollojeni temperaturën e telefonit tuaj celular. Bateria bëhet e nxehtë kur përdoret, ndërsa nëse ju nuk e keni përdorur telefonin celular dhe bateria është e nxehtë, atëherë kjo lë të kuptohet se telefoni po shfrytëzohet pa njohurinë tuaj.

4.Shihni punim të çuditshëm të telefonit. Nëse celulari juaj fillon befasisht të ndalet dhe trashet vetvetiu ose ju nuk mund ta ndalni, atëherë mund të ndodhë që dikush tjetër po merret me telefonin tuaj.

5.Kushtojini rëndësi mesazheve të koduara. Nëse merrni një mesazh tekst në formë kodi me shifra dhe simbole në vend të fjalëve, ky mund të jetë tregues i tentimit të transmetimit të të dhënave nga person i paautorizuar.

6.Dëgjoni zëra paralelë kur jeni duke biseduar. Jehonat mund të shkaktohen nga pengesat në transmetimin e të dhënave, sinjaleve ose zërit, por shkaktare mund të jetë edhe pajisja të cilën një i tretë e përdor për përgjimin e telefonit tuaj celular.



Të ndryshme
Më shumë