TV LIVE
Nga Bota
24 January 2022
Kriza në Ukrainë, Britania e madhe tërheq stafin e saj nga ambasada

Mbretëria e Bashkuar ka filluar të tërheqë stafin nga ambasada britanike në Ukrainë mes paralajmërimeve për një pushtim rus.

 

Zyrtarët thanë se nuk ka pasur kërcënime specifike për diplomatët britanikë, por rreth gjysma e stafit që punon në Kiev do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Një hap i tillë vjen pasi SHBA urdhëroi të afërmit e stafit të ambasadës së saj të largoheshin nga Ukraina, duke thënë se një pushtim rus mund të vijë “në çdo kohë”. Rusia ka mohuar të ketë ndonjë plan për veprim ushtarak në Ukrainë. Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëroi gjithashtu njerëzit që të mos udhëtojnë në Ukrainë dhe Rusi për shkak të tensionit të vazhdueshëm dhe “potencialit për ngacmim ndaj qytetarëve amerikanë”. Ndërkohë kreu i aleancës së mbrojtjes ushtarake të NATO-s ka paralajmëruar se ekziston rreziku i një konflikti të ri në Evropë pasi rreth 100,000 trupa ruse janë grumbulluar në kufi.



Të ndryshme
Më shumë