TV LIVE
Nga Bota
18 January 2022
Roberta Metsola u zgjodh presidente e Parlamentit Evropian

Roberta Metsola, një politikane kristiano-demokrate nga Malta, u zgjodh presidente e Parlamentit Evropian me një mandat prej dy vjet e gjysmë.

Ajo në këtë post vjen pasi javën e kaluar vdiq David Sassoli. Metsola është gruaja e tretë që është zgjedhur në këtë post. Ligjvënësja malteze, 43-vjeçare, u bë presidentja më e re e zgjedhur e PE-së.

Metsola gjatë votimit të së martës fitoi 458 vota nga 616 deputetë që morën pjesë në votim. Që prej vdekjes së Sassolit, Metsola ka qenë ushtruese e detyrës së presidentit të PE-së. Ajo tha se dëshiron që të vazhdojë stilin e punës së Sassolit. Parlamentin Evropian viteve të fundit është bërë institucion edhe më i fuqishëm brenda bllokut evropian. PE-ja përfaqëson 450 milionë banorët e BE-së dhe e quan veten “zemër të demokracisë evropiane”.



Të ndryshme
Më shumë